Zejdi: Fronti Evropian është i bashkuar, nuk ka rëndësi a mbetemi në opozitë (Video)
Skender Rexhepi-Zejd në fjalimin e tij gjatë tubimit të Frontit Europian për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët politike për mbrojtje të legjitimitetit, komentoi deklaratat e Fundit që vijnë nga VLEN, që disa deputetë të Frontit janë me një këmbë drejt bashkëngjitjes së qeverisë së koalicionit për qeveri të ardhshme mes VMRO-së dhe VLEN-it, përcjell TV21. Zejdi thotë se ka kohezion mes Frontit, dhe se nuk ka rëndësi nëse mbeten në opozitë, por që me rëndësi është të mbrohet legjitimiteti i votës shqiptare.
“Duke iu përgjigjur atyre të cilët para disa ditëve e thanë që 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës abstrakte. Por unë do të kasha pyetur kështu publikisht “vallë me cilën këmbë”?! Të na tregojnë o me këmbën e djathtë o me këmbën e majtë, sepse me këmbën e djathtë në qeveri futen ata të cilët e kanë legjitimitetin e atyre i cili ua ka dhënë sovrani. Me këmbë të majtë futen ata të cilët e bëjnë servilin e Mickoskit, andaj dua ta vendosin me cilën. Ne jemi vendosur këtu të jemi në vijë me qytetarët tanë, në vijë me sovranin, në vijë me ata të cilët jemi zotuar që do u përgjigjemi deri në fund, çdo kërkese çdo nevoje, sepse fundja qytetarët e vendbanimeve shqiptare ku kemi fituar bindshëm, ku kemi dëshmuar se kemi diferencë të madhe”, tha mes tjerash Zejdi.