Sela: VLEN është fraksion i VMRO-DPMNE-së
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nga mbledhja e kryesive të Frontit Evropian, tha se është një moment i rëndësishëm i politkbërjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Sela tha se përpjekja për të margjinalizuar dhe majorizuar shqiptarët dhe komunitet tjera etnike, e që dështoi para dy viteve, tani është skenari i dytë që ka qëllimin e njëjtë.
“Ata nuk u bashkuan si koncepte politike, por bashkuan votat e popullit dhe e mira e kësaj situate është që ranë maskat dhe e disa aktorëve tjerëve politik të cilët thirren në emër të legjitimitetit të shqiptarëve por që realisht janë vetëm një fraksion i VMRO-DPMNE-së”, tha Sela, raporton SHENJA.
Sela tha se kjo është VMRO-ja e Arbenit, Izetit, Bilallit, Afrimit ose “thënë ndryshe në vend VMRO-DPMNE i thuhet VMRO-abia po të marrim këto fjalët emrat e parë të çdo kryetari”.
“Në këtë situatë është e qatë se Fronti nuk mund të rijë duarkryq, ne së pari do të ndalim planet të cilat i kanë maqedonasit në mënyrë që të vazhdojnë projektin e tyre për krijimin e një Maqedonie etnike vetëm për maqedonasit dhe ne nga ana tjetër do të duhet që me veprim politik t’ju përgjigjemi, dhe një ndër hapat e parë është ky takim dhe vendimet që do të marrim”, shtoi më tej Sela.