MaqedoniSport

Shkup, fëmijët luajnë futboll, prindët rrihen me grushta (Video)

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen e ligës së futbollit për fëmijë, kur gjatë ndeshjes prindërit kanë hyrë në fushë dhe kanë nisur të rrihen.

Ngjarja fatkeqe ka ndodhur në ndeshjen mes skuadrave të Sarajit dhe Fit Kit, nga brezi i futbollistëve të lindur në vitin 2012, që u luajt në stadiumin e Novo Lisiçes, transmeton lideri.mk.

Nuk dihen arsyet e incidentit, ndërsa Federata e Futbollit të Maqedonisë ka shprehur zhgënjim të thellë. Ajo që duhet të ishte një ngjarje që festonte sportin, punën në grup dhe gëzimin e lojës, u dëmtua nga sjellja e papranueshme e disa prej prindërve të pranishëm, thuhet në reagimin e FFM. Siç transmeton lideri.mk, federata ka vendosur që ndeshjet e tjera në ligën e fëmijëve të luhen pa prezencë të publikut./Lideri