Sport

Super talenti kumanovar Ajan Muarremi fitoi vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll

Talenti kumanovar i karatesë Ajan Muaremi vazhdon të radhisë sukseset dhe medaljet në gara të ndryshme. Suksesin e fundit Ajani e ka shënuar në kampionatin ballkanik të karatesë në Stamboll, shkruan Lideri.mk.

Me këtë sukses, Ajani ka bë krenar sportdashësit në Kumanovë, Maqedoni e më gjerë, por gjithsesi se më krenari nga të gjithë duket babai i tij, Isa Muarremi.

“Urime vendi i 3 djali im ne Kampionatin Ballkanik në Stamboll të Turqisë. Të priftë e mbara me medalje edhe ne kampionate tjera falemnderimi i takon Allahut si dhe te gjith ata qe nae mundesuan ardhjen ne ket kampionat dhe trenjeri per perkushtimin e palodhshem Mursel Çeliki”, ka shkruar Isa Muarremi, babai i supertalentit, Ajan Muarremi./Lideri