BOTA

Zuma fituesi i madh në zgjedhjet në Afrikën e Jugut, vendi drejt qeverisë së koalicionit

Ish-presidenti me partinë MK ka marrë shumë vota në kurriz të partisë në pushtet, e cila mund te humbase maxhorancën për herë të parë që prej përmbysjes së regjimit të aparteidit dekada më parë.
Ish-presidenti Jacob Zuma duket se është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Afrikën e Jugut me partinë e tij të re të ndarë nga grupimi kryesor ‘uMkhonto we Sizwe’ (MK), që ka marrë shumë vota nga grupimi në pushtet Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC).
Me më shumë se dy të tretat e votave të numëruara, MK udhëheq dukshëm në provincën KwaZulu Natal, ku më parë ANC nuk kishte humbur asnjëherë që prej 1994, shkruan rrjeti AlJaseera.
Ndërsa në rrang kombëtar MK është aktualisht e teta me 12 përqind të votës, prapa ANC me 42 perqind dhe partisë kryesore opozitare Aleanca demokratike (23 përqind). Votat e numëruara tregojnë se përfitimet e MK vijnë duke marrë nga zonat tradicionale të ANC. Kjo e fundit gjate fushates eshte akuzuar nga kritiket se ka perdorur mbrojtjen e Palestines dhe padine kunder Izraelit ‘per kapital politik’.
Analisti vendas Sandile Swana tha se ANC është dënuar nga votuesit për mospërmbushjen e premtimeve. “Partia Swapo në Namibi, Zanu PF në Zimbabwe dhe ANC në Afrikën e Jugut janë në të njëjtën barkë,” tha ai, duke iu referuar partive që kishin udhëhequr me pare lëvizjet e pavarësisë në vendet përkatëse.
Akademiku Imraan Buçus, tha se rezultati përputhet me atë që po ndodh në lëvizje të tjera të ngjashme në Afrikë.
Banka botërore thotë se 55 përqind e popullsisë në Afrikën e Jugut jeton në varfëri, dhe 30 vitet në pushtet të ANC karakterizohen nga papunësia që aktualisht qëndron në 33 përqind, shoqëruar me korrupsion, paaftësi të qeverisë dhe përkeqësim të kushteve të jetesës, shkruan rrjeti AlJaseera.