Maqedoni

Inspektoriati komunal i Tetovës gjobit qytetarët që hudhin mbetjet inerte

Inspektorati i komunës së Tetovës ditëve të fundit ka shtuar kontrollet në terren sidomos në disa lokacione ku qytetarët e papërgjegjshëm hedhin mbeturinat inerte në vende publike dhe afër kontejnerëve.

“Madje ka raste kur mbeturinat inerte i sjellin edhe nga fshatrat tjerë dhe për këtë inspektorati ka ndërmarrë masa konkrete. Hudhja e mbeturinave inerte afër kontejnerëve jo vetëm që e ndot ambientin, por edhe e pengon punën e kompanisë e cila nuk mund të bartë as mbeturinat normale. Inspektorati komunal i Komunës së Tetovës, deri më sot ka evidentuar disa raste ku persona të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina inerte dhe ndaj tyre do të shqiptohen dënime konform Ligjit. Të gjitha këto raste janë të filmuara dhe të dokumentuara.

Komuna e Tetovës vazhdimisht ka bë thirrje që qytetarët që kanë mbetje inerte në shtëpitë e tyre të lajmërohen në 044-331-167 për të kërkuar shërbim nga NKP dhe kështu bashkërisht të kujdesemi për qytetin dhe pastërtinë pasi vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën për qytetin tonë. Komuna e Tetovës, apel që qytetarët mbetjet inerte të mos i hedhin në vende të papërshtatshme si trotuare, afër kontejnerëve të mbeturinave, në rrugica dhe në hapësira publike, por të lajmërohen në NKP, po ashtu kërkojmë nga qytetarët që të denoncojnë personat që hedhin mbeturina vend e pa vend. Të gjithë së bashku për një qytet më të pastër dhe më të shëndetshëm”, thekson komuna e Tetovës.(INA)