BallinaMaqedoni

Shkup, prej nesër, parkimi zonal do të tarifohet deri në orën 23:00

Nga nesër, 01.06.2024 (e shtunë), fillon llogaritja e orarit të punës sipas orës verore në hapësirat publike të destinuara për parkim zonal,  me të cilat menaxhon ndërmarrja, njoftoi NP Parkingu i Qytetit, transmeton Portalb.mk.

Nga e hëna deri të shtunën, orari i punës në zonat A, B, C dhe D do të jetë nga ora 07:00 deri në 23:00.

“U bëjmë thirrje shfrytëzuesve të shërbimeve tona që të kenë kujdes dhe të paguajnë parkingun me kohë në përputhje me orarin e përcaktuar të punës”, thonë nga NP Parkingu i Qytetit.