Çairi dhe Saraji prijnë për numrin e lindjeve
Është rritur numri i martesave në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtu prin komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i lindjeve është 3632 fëmijë, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri është zvogëluar për 0.7 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2024 numri i personave të vdekur ka qenë 5199, nga të cilët 8 foshnje, që shënon ulje prej 0.6 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.
ENTI SHTETOROR I STATISTIKËS
“Shtimi natyror është negativ, respektivisht 1567, që do të thotë se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve. Numri i martesave në tremujorin e parë nga viti 2024 është rritur për 3.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2488 martesa. Në këtë tremujor janë marrë 597 raporte për divorce”.