Nazim Bushi mer detyrën e ministrit në MPB deri në formimin e Qeverisë
Nga sot (31.05.2024) Ministria e Punëve të Brendshme do të drejtohet nga Nazim Bushi.
Ministri i mëparshëm në qeverinë teknike, z. Pançe Toshkovski zyrtarisht ia dorëzoi detyrën ministrit të Punëve të Brendshme, z. Nazim Bushi, zëvendësministër i mëparshëm i Punëve të Brendshme, transmeton Lideri.mk.
Pas kalimit të sotëm të detyrës, në përputhje me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Nazim Bushi do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme deri në fillimin e funksionimit të përbërjes së re qeveritare, ose më saktë deri në emërimin e ministrit të ri të Brendshëm./Lideri