Mizo: Korrupsioni, po largon investitorët e huaj nga RMV
Viktor Mizo, kryetari i Këshillit të Investimeve të Huaja, thotë se shteti duhet të merret me luftën kundër korrupsionit nëse duam të kemi një ekonomi më të mirë.
“Korrupsioni është një problem i madh dhe i largon investitorët e huaj”, tha Viktor Mizo në “ClickPlus”.
Mizo tha se qeveria e re ka një plan dhe se prej saj priten rezultate të shpejta dhe konkrete në ekonomi, duke qenë se fitoi me diferencë të madhe ndaj kundërshtarit.
“Pritshmëritë janë të mëdha, sa më i madh të jetë diferenca mes kundërshtarëve, aq më të mëdha janë pritshmëritë. Qytetarët presin rezultate të shpejta dhe konkrete. Ekonomia duhet të jetë në fokus, nëse është e mirë do të ecim përpara. Ne presim edhe shtetin ligjor dhe zhdukjen e korrupsionit, sepse është kthyer në një fenomen masiv”, tha Mizo./Telegrafi/