Maqedoni

Pa energji elektrike disa pjesë të Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës dhe Çairit

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin elektroshpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e komunave të rajonit të Shkupit, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Çair, njoftuan pasdite nga Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza -Shkup.

Në periudhën nga ora 11 deri në orën 13, rrymë nuk do të kenë konsumatort e bulevardit “Aradhat Partizane” numër 93 hyrja 4 në Komunën Karposh.

Një pjesë e rrugës “Darvinska” në lagjen Draçevë, Komuna Kisella Vodë, nuk do të kenë rrymë nga ora nëntë deri në orën 14.

Në Komunën e Çairit, rrymë nuk do të kenë nga ora 8:30 deri në orën 13 – rrugët “Sllavej Pllanina”, një pjesë e “Prohor Pçinski” drejt xhamisë, një pjesë e rrugës së “Plastikave”, objektet rreth “Marmarisit”, “Topanska” dhe objektet rreth Teqesë.

Nga ora nëntë deri në orën 15 – një pjesë e konsumatorëve të rrugës “103”, nga rrethrrotullimi i Volkovës në drejtim të kishës në komunën e Gjorçe Petrovit.