September 19, 2024
Shqipëri

Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim

Një shqiptar në Angli është dënuar me tre vite burg pasi policia e vendit e kapi duke fshehur një sasi drogë në çorape.

Gjatë kontrollit në zonë, policia iu afrua Elis Kolës, i cili ishte në makinën e tij, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafik droge, raporton Top Channel.

Kola, 39 vjeç, pranoi se kishte drogë dhe oficerët gjetën 22 qese kokaine të mbështjella me vlerë më shumë se 1 mijë e 100 paund të fshehura në një çorape në derë.

Në Gjykatën e Kurorës të Peterborough të mërkurën, Kola u dënua me tre vjet burg pasi u shpall fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë.