Osmani në Pragë, po shijon ditët e fundit si ministër
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të udhëtojë për në Pragë, ku do të marrë pjesë në Takimin Joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.
Siç kumtuan nga MPJ-ja, Bisedimet do të fokusohen në sfidat aktuale të sigurisë, mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën, si dhe forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës.
“Njëherit do të bëhet fjalë për përgatitjet përfundimtare dhe vendimet kyçe që pritet të miratohen në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Uashington”, theksohet në kumtesën nga MPJ-ja.