Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja
29/05/2024
Nëse VMRO-DPMNE arrin dy të tretat e shumicës në Parlament dhe miratohet ligji i nevojshëm, Qeveria do të rrisë numrin e ministrave të saj nga 20 në 24 ministra.
Aktualisht, Qeveria e kryesuar nga kryeministri teknik Talat Xhaferi ka 20 anëtarë, katër prej tyre janë nënkryetarë.
VMRO-DPMNE planifikon të shtojë katër ministri të reja, një pjesë e të cilëve do të jetë si dikastere të reja dhe një pjesë do të rigrupohen nga ato ekzistuese dhe do të bëhet transferimi i disa sektorëve nga njëri në tjetrin.
Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale
Ministria e Sportit (Agjencia e mëparshme për rini dhe sport)
Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës (sektori i ministirës së Punës do ti bashkohet këtij dikasteri)
Ministria për Kulturë dhe Turizëm
Ministria për Transformim Digjital (transformimi i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës)
Tre partnerët e koalicionit në qeverinë e ardhshme, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, kanë 78 deputetë dhe kanë nevojë për dy të tjerë për një shumicë prej dy të tretash për të ndryshuar ligjin.(INA)