Opinion

Po, po! Zgjedhja e Afrim Gashit në postin e të parit të Kuvendit është akt Historik! Pse jo?

Ejup Berisha

E kame një pyetje shumë të rëndësishme dhe domethënëse deri te opinioni me i gjërë shqiptar në RMV e ajo është kjo. Pse zgjedhja e Talat Xhaferit për Kryetar Kuvendi të RMV-së në vitin 2017 ishte akt historik e zgjedhja e djeshme e Afrim Gashit në postin e njëjtë nuk na qenka akt i tillë pra Historik. A bëhet fjalë për të njëjtin post më të lartin në shtet apo për postin e të parit të Kuvendit- të Kryetarit të organit më të lartë ligjvënës Po. A jane edhe Talat Xhaferi edhe Afrim Gashi të dy shqiptar po kuptohet që të dy janë shqiptar.A janë të dy këta politikan me përvojë të gjatë politike po janë. Atëher pse zgjedhja e të parit Talatit në kreun e Kuvendit para 7 vitesh ishte akt historik e zgjedhja e Afrimit dje për Kryetar të Kuvendit nuk na qenka akt historik. Unë themë Po Po zgjedhja e Afrim Gashit dje për Kryetar të Kuvendit të RMV -së është vërtetë akt historik sepse Afrimi dallon nga Talat Xhaferi shumë. Talati postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës e ka marrë me mision për ta mbrojtur autokracinë e instaluar gati 15 vite më parë nga BDI ndërsa Afrimi në këtë post vjen me mision për ta rimëkëmbur Demokracinë e suspenduar nga Partia e Talat Xhaferit BDI-ja. Ja pse zgjedhja e këtij të fundit nuk ishte akt Historik e zgjedhja e Afrim Gashit dje ishte akt tamam historik me të gjitha nishanet. Histori nuk bëjnë ata që suspendojnë demokraci dhe vlera civilizuese por histori bëjnë ata që e rikthejnë Demokracinë dhe vlerat e saja civilizuese.Histori bëjnë ata politikan që vendit i sigurojnë të tashme dhe të ardhme më të sigurtë e më të ndritur më të zhvilluar dhe më të përparuar e jo ata politikan që sigurojnë dhe mbrojnë status quo të papranueshme
siç ishte rasti me BDI-në e Talat Xhaferit. Askush nuk mund të pohon se zgjedhja e ditës së djeshme të Afrim Gashit në postin e të parit të Kuvendit nuk na qenka ndodhi historike sepse kjo ngjarje është tejet Historike dhe kombëtare sepse vjen në kohën e ndryshimit të nevojshëm dhe të domosdoshëm politik që e ka premtuar se do ta sjell te shqiptarët e RMV-së koalicioni Vlen i udhëhequr nga Izet Mexhiti, Arben Taravari, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe nga Bekim Çoku. Këta pra janë ata që e bënë ndryshimin në skenën politike shqiptare në RMV prandaj a nuk është kjo ngjarje e madhe historike? Po Po është Pse jo. Afrim Gashit Kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës
unë ia Uroj postin dhe i dëshiroj suksese, fat, përkushtim dhe mbarsi në misionin e tij Historik për ta bërë ndryshimin dhe për ta rikthyer demokracinë e suspenduar nga BDI të cilin akt të shëmtuar ky subjekt politik e konsideron si akt madhor dhe tejet Historik.