BallinaMaqedoni

Afrim Gashi është kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Levica dhe BDI nuk e votuan

Deputeti i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gashi është propozuar si kandidat për kryetar Kuvendi nga 75 deputetë të shumicës së re.

PËR Gashin votuan 76 deputetë, 6 kundër dhe asnjë të përmbajtur. Deputetet e Frontit Evropian lëshuan seancën më herët dhe bojkotuan votimin.

Gashi ka qenë bartës i listës së deputetëve të VLEN në zonën e dytë zgjedhore. Deri ditën e djeshme (27 maj) ai ka qenë kryetar i partisë Alternativa. /Telegrafi/