BallinaMaqedoni

Tërmet në Shkup

Tërmet me magnitudë prej 2,5 ballë sipas shkallës së Rihterit dhe intensitet prej tre ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar sot në orën 10:46 në Shkup dhe rrethinë.

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup kumtoi se epiqendra e tërmetit është 21 kilometra në veriperëndim nga Shkupi.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e qytetit të Shkupit dhe rrethinës.