TAKIM I PRESIDENTES SILJANOVSKA DAVKOVA ME AMBASADOREN E ZVICRËS, VERONIK HALMAN MARTI
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadoren e Konfederatës Zvicerane, Veronik Halman Marti, kumtuan nga kabineti i saj.
Në takim janë këmbyer mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh ndërmjet dy vendeve, që i lidh miqësia tradicionale dhe e sinqertë e bazuar në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.
“Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në Zvicrën, me të cilën këtë vit po shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, shohim një mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve të politikës së jashtme”, thuhet në kumtesë.