Aksident i rëndë me dy viktima u raportua në SPB Kumanovë
Foto Ilusutrim
Me datën 26.05.2024 në ora 07.55 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale që shpie nga fshati Konjuh në fshatin Beljakovcë, afër vendit të quajtur “Rakle”, automjeti i udhëtarëve “Daevu Matiz” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga Z .J (75) nga fshati Marino, komuna Ilinden, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Kriva Reka në rajonin e Kratovës. Nga plagët e marra në vendngjarje kanë ndërruar jetë shoferi dhe badhkëudhëtarja S.J (76), poashtu nga fshati Marino. Një mjek nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerëvr janë dorëzuar për obduksion, transmeton Lideri.mk. Një ekip inspektues nga SPB Kumanovë ka inspektuar vendin e ngjarjes./Lideri