Prokuroria kryen hetim pas përleshjes së armatosur në rrugën e Plastikave
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetim në bulevardin “Nikolla Karev”, gjegjësisht në rrugën e njohur si rruga e Plastikave, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Me këtë rast prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera.
Ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po punon për zbulimin e autorëve.