BallinaMaqedoni

Fronti Europian dorëzon ankesë në KShZ për rivotimin në Llërcë

Koalicioni “Fronti Evropian” ka dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotimin në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës, konfirmojnë nga KShZ.

Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që nodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë.

KShZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë.

Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet.