Maqedoni

Ndryshimet klimatike, janë shpeshtuar thirrjet në ndihmën e shpejtë

Ndryshimet klimatike kanë shpeshtuar thirrjet në shërbimet e ndihmës së shpejtë mjeksore. Ndryshimi i motit ndikon në organizmin e të gjithëve duke përfshirë edhe personat më të ri në moshë, andaj mjekët rekomandojnë kujdes dhe marrjen e terapive të nevojshme në pajtueshmëri me rekomanidmet e mjekëve. Probleme më të shpeshta kanë personat me gjendje të ndryshuar të shtypjes së gjakut dhe personat me diabet. Intervenimet e sotme kryesisht kanë qenë tek persona më të moshuar njoftojnë nga Ndihma e shpejtë mjeksore.

“Numri i thirrjeve mund të them se lëviz nga 90 deri më 110 në këtë periudhë. Kemi intervenime të llojllojshme dhe shumë thirrje ndërsa për këtë ndikojnë ndryshimet e motit. Është rritur numri i intervenimeve që ndodhin në vendin e punës, në rrugë, automjetë dhe autobusë. Ja deri tani kishim tre intervenime.”, tha Marina Sotirovska, mjeke në ndihmën e shpejtë.

Mjekët rekomandojnë se edhe poullata më e re nevoitet që më shpesh të realizojë kontrollet bazë dhe mos ti neglizhojnë simptomet të cilat shpesh japin sinjale edhe për sulmet e mundshme në kokë që janë të shpeshta.