Shtetasi i Kosovës kërkohej në Bellanoc, arrestohet në Bllacë
Me datë 24.05.2024 në ora 11:30 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë hyrjes për në Maqedoni, zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin oosovar me iniciale F.S (37). Gjatë kontrollit është konstatuar se ai është kerkuar me telegram nga Stacioni i Policisë Kufitare të vendkalimit Bellanoc, transmeton Lideri.mk.
“I njëjti i është dorëzuar punonjësve policorë të Njësisë Kundër Krimit Ndërkufitar dhe Migracionit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri për veprime të mëtejshme”, njoftoi MPB.