Kolumna

Arsimin kosovar, s’mund ta shpētoj nga degjenerimi politika, po vetëm ekspertët

Fadil Maloku
1. Përvojat botërore kanë dëshmuar që Universiteti dhe shkenca janë themelet e çdo shteti dhe shoqërie në botën bashkëkohore. Këto përvoja gjithashtu na tregojnë se vendet dhe shtetet që nga buxhetet e tyre nacionale kanë ndarë më shumë për arsimimin dhe edukimin brezave të rinj, kanë arritur të kooptohen shumë më lehtë në rrjedhat globale ekonomike, sociale, politike, etj.

2. Strategjia e investimit në dijen shkencore, pra në gjeneratat e reja siç jemi një shoqëri me përplot elan dhe paradispozitën e moshës, së bashku me aftësinë akomoduese për t’i absorbuar të arriturat shkencore të tjerëve, na bënë që të përgatitemi dhe të bëjmë plane afatgjata për këtë sferë tejet të rëndësishme shoqërore.Mirëpo, skanimi paraprak i gjendjes, planet afatgjata të daljes nga kriza evidente, pastaj, ndërtimi i platformave tē kohës, përgaditja e kuadrove kompetente inovative, afirmimi i prirjeve shkencore, konstituimi i grupeve investiguese, si edhe vendimarrjet aktive të grupeve të ekspertëve përkatës, ashtu siq kanē vepruar kombet dhe shtetet e qytetëruara (gjermanët, suedezët, finlandezët,etj.) nuk mund të ndodhin në praktikë pa një pragmatizëm dhe vullnetmirë tē politikës!

3. Por, politikēs nuk i mjafton vetēm vullneti i mirē dhe dëshira për reforma tē thella! Sepse, yryshi i militantëve partiak dhe atyre klanor, e pamundëson këtē synim fisnik dhe dobiprurēs për shtetin dhe kombin. Zgjidhja ēshtë te komuniteti i ekspertëve përkatës, tē cilët janë të privuar nga folklorizmi partiak dhe nga; sindromi i përkatësisë; sociale, ekonomike, e në veçanti ai ideologjik e partiake! Pra, vetëm ata, mund ta shpëtojnë arsimin kosovar, nga kthetërat e ish interesave të mykura biznisore partiake. Ndryshe, si komb me një dinamikë, ende të gjallë demografike e gjeografike, kemi shumē pak kohë për të bē ndryshimet e duhura në kētë sferē…