BallinaMaqedoni

Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar

Pasi OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Arben Taravari tha se është vendim që i bën nder OKB-së por edhe ndërgjegjes njerëzore dhe shtoi se shpresën që ky vendim të shërbejë si këmbanë për të kujtuar se se liria e askujt nuk duhet cënuar.

“Sot OKB-ja mori një vendim që i bën nder asaj dhe ndërgjegjes njerëzore! U votua që 11 korriku të shpallet “Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995-ës në Srebrnicë”. E përgëzoj këtë vendim dhe shërbeftë ky vendim si këmbanë që do të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar”, ka shkruar Taravari.