Pas një kohe të gjatë ndërtohen dy shtëpi të reja shqiptare në Medvegjë
Shtëpitë janë ndërtuar në fshatin Gërbac të Medvegjës nga vëllezërit Ibrahimi, kurse lajmin për portalin lideri.mk e ka bë të ditur profesori nga Tupalla e Medvegjës, Rexhep Abazi. Sipas tij, një dukuri pozitive poashtu është se shumë shtëpi po rinovohen.
“Në fshatin Gërbac të Medvegjes po ndêrtohen shtëpi të reja e po riparohen të vjetrat.Këtë javë pata kënaqësinë të vizitoj shtëpitë e reja të vëllezërve Ismet e Haki ( Ali) Ibrahimi të ndërtuara në trollin e dikurshëm të tyre, ku kishin lindur dhe ishin rritur”, shkruan Abazi në tekstin dërguar tek portali lideri.mk.
“Ato dy shtëpi e kishin zbukuruar edhe më shumë pamjen e lagjes së tyre pranë rrugës Bajê e Siarinës Marocë dhe luginës së lumit Jabllanica.
Urime dhe me shëndet”, shkruan më tej prof. Abazi./Lideri