Maqedoni

Avokati Nake Georgiev ka parashtruar ankesë, paraqet fakte pse nuk duhej të ishte në paraburgim

Avokati i Gjykatës së Lartë, Nake Georgiev, i cili është dënuar me 30 ditë paraburgim në lidhje me rastin në të cilin është kapur me 10 mijë euro, ka paraqitur ankesë.

Në ankesën që avokati i Georgiev e ka parashtruar në këshillin penal, ka deklaruar disa argumente, duke përfshirë faktin se Georgiev nuk është dashur të mbahej në paraburgim sepse nuk kishte rrezik që ai të arratisej, qoftë edhe për prokurorinë. Gjyqtari mori masën më të rëndë për dy arsyet e tjera ligjore, ndikimin te dëshmitarët dhe përsëritjen e veprës penale.

Avokati Tumanovski konsideron se nuk mund të bëhet fjalë për rrezik të përsëritjes së veprës penale sepse Këshilli Gjyqësor e ka suspenduar Georgiev nga puna.

I akuzuari i dytë në këtë rast, ish-Avokati i Popullit dhe nënkryetari aktual dhe anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Mememti, nuk e di pse prokuroria ka kërkuar që të merren masa për sigurimin e tij.
Nesër në Gjykatën Penale do të kërkojë përgjigje se pse nuk i lejohet të largohet nga vendi.

Memeti pretendon se është vendosur në lojë në rastin e marrjes së ryshfetit prej 10 mijë eurosh, me të cilin u kap dhe u ndalua gjyqtari Naqe Georgiev./Telegrafi/