Disa të punësuara në burgun e “Idrizovës” përfunduan në “Toksikologji”, autoritetet dyshojnë se të burgosurat qëllimisht kanë shkaktuar zjarr
Katër të punësuar në burgun “Idrizovë” janë dërguar në Klinikën Universitare të Toksikologjisë si pasojë e zjarrit i cili shpërtheu dje në repartin e femrave të burgut, konfirmoi zëvendësdrejtori i burgut Femi Jonuzi.
Jonuzi thotë se sipas informacioneve të cilat i ka, zjarri ishte shkaktuar nga të burgosurat, të cilat kishin djegur çarçafë dhe dyshekë. Gjendja shëndetësore e katër të punësuarve, siç deklaroi, është stabile.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se dje ka pasur zjarr në burg.
“Më datë 21.05.2024 në ora 19:55 në SPB Shkup nga Institucioni Ndëshkues – Përmirësues Burgu Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të femrave ka shpërthyer zjarr. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit. Është kryer kontroll”, thonë nga MPB për MIA.