Realizonte transport publik në të zezë, Policia nis procedurën
Më datë 20.05.2024 në ora 12:25, gjatë njëaksioni kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë kontrolluar autobusin “Mercedes” me targa të Prilepit, të drejtuar nga K.D (53) nga Bllaca e Tetovës ku është konstatuar se ai kryente transport publik të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës.
Ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse. FlakaMedia