September 21, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë në Gostivar, lëndohen 4 persona, dëmtohen edhe 3 vetura të parkuara

Sot (19.05.2024) në orën 02:40 në Stacionin Policor të Gostivarit, është raportuar se në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar kishte ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “audi” me targa kombëtare të Republikës Çeke, të cilën e ka drejtuar G.N. (32) nga Gostivari dhe një automjet pasagjerësh , folkcvagen golf” me shenjat e regjistrimit të Prilepit, të drejtuar nga A.I.(25) nga Zhitosha e Prilepit, pas së cilës ata goditën tre automjete të parkuara ,,Seat”, “citroen” dhe “folkswagen”. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri në automjetin “golf”, R.C.(26) nga fshati Çajle e Guestivarit dhe lëndime trupore kanë pësuar shoferët e automjeteve ,,audi” dhe ,,golf”, si dhe pasagjeri i automjetit ,,golf” A.I.(60) nga Zhitosha, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Inspektimi është kryer nga një ekip i DPB- Gostivar.