Izet Mexhiti autorizohet për bisedime për Qeverinë e re
Izet Mexhiti autorizohet për bisedime për Qeverinë e re
Shkup, 19 maj – Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Këshilli Themelues i partisë e ka autorizuar të vazhdojë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, ndërsa informoi se në mbledhjen e Këshillit, për zëdhënës të partisë është zgjedhur Fari Hiseni.
“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, falënderova gjithsecilin për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht njoftova anëtarët e Këshillit për rrjedhat politike, hapat e ardhshme dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re. Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet. Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni”, ka njoftuar Mexhiti.