BallinaMaqedoni

BISEDIMET PËR QEVERINË E RE JANË DUKE VAZHDUAR, GJYKATA ADMINISTRATIVE DUHET TË VENDOSË PAS VENDIMEVE TË KSHZ-SË PËR RIVOTIM

Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “VLEN” për koalicionin në Qeverinë e re dje e mbajtën mbledhjen e parë dhe sipas liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kanë siguruar 61 deputetë. Në ndërkohë, kryeministri Talat Xhaferi në konferencë për shtyp akuzoi se ka pasur marrëveshje për mbivotim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të pranuar disa ankesa dhe se në këtë mënyrë po bëhet inxhinierin zgjedhor për të ndryshuar numrat në Kuvend, duke theksuar se gjithçka është në dorën e Gjykatës Administrative, ku duhet të vendoset ankimimi i vendimeve të tilla.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar i ardhshëm, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para mbylljes së Samitit Maqedonia 2025, tha se përveç 58 deputetëve të koalicionit, kanë konsoliduar saktësisht 61 deputetë dhe informoi se bisedimet me VLEN-in po zhvillohen në drejtimin e duhur.

“Mund të them se si “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Kuvend, përveç 58 deputetëve që i ka autentikisht, presim vendim të Gjykatës Administrative për të parë se çfarë do të ndodhë me njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Me kënaqësi mund të them se kemi konsoliduar saktësisht 61 deputetë, por kjo nuk do të na largojë nga bisedimet me partnerët e ardhshëm potencial të koalicionit siç është koalicioni “VLEN”, deklaroi Mickoski.