Maqedoni

“VLENI NUK VLEN”, “SELIA E BDI-SË JEPET ME QIRA!”: SA ISHTE PREZENT HUMORI GJATË FUSHATËS PARAZGJEDHORE?

Edhe pse zgjedhjet ishin të lodhshme dhe me mjaft tension, humori, satira dhe ironia nuk kanë munguar gjatë fushatës parazgjedhore. Madje kanë qenë prezente me bollëk, ndonjëherë duke ia kaluar edhe pjesës serioze të fushatës.

Varësisht prej rezultateve, ka qenë edhe niveli i disponimit për humor në llogari të kundërshtarit, tek njëri apo kampi tjetër politik, shkruan Zhurnal. Disponimi për tallje me kundërshtarin tek BDi dhe Fronti Evropian e arriti kulmin pas shpalljes së rezultateve nga rrethi i parë. BDI si duket para kohe e pa veten fitues të përgjithshëm dhe menjëherë filloi të krijoojë eufori fituese, me humor dhe me dozë tallëse ndaj kundërshtarëve.

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, që i takon koalicionit “Fronti Evropian” ka ironizuar me kundërshtarët duke thënë “A vlen a s’vlen? “A vlejnë apo nuk vlejnë? të ju japim një mundësi. Dhe në fund, përfundimi i statusit në Facebook është “Fitorja historike është e jona, jo e atyre”, tha ajo në Edicionin Special në Klan Kosova pas raundit të parë zgjedhor.