Mbahet sot takimi i pari i grupeve të punës për formimin e Qeverisë së re
Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “VLEN” sot në ora 14 në selinë e VMRO-DPMNE-së do ta mbajnë takimin e parë për formimin e qeverisë së re. Ekipet negociuese tashmë janë të përgatitura dhe në takimin e parë pritet të përcaktohet dinamika dhe metodologjia e punës, do të përcaktohen fushat dhe do të fillojnë bisedimet për harmonizimin e programit të qeverisë së ardhshme.
Ekipi i VMRO-DPMNE-së është në nivel të nënkryetarëve, gjegjësisht negociatat do t’i udhëheqin Aleksandar Nikolovski, Vllado Misajlovski, Gordana Dimitrievska Kocçovska dhe Timço Mucunski. Ndërsa në ekipin e koalicionit “Vlen” janë Azir Aliu,Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi.