September 20, 2024
Maqedoni

Shqipëri, rezoluta e PS-së, mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare

Mesditën e sotme nën drejtimin e kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.
Konferenca do të shqyrtojë projektprogramin e punës së Parlamentit deri në fund të muajit qershor, por ajo që e bën edhe më të rëndësishme mbledhjen e sotme është Projektrezoluta e propozuar nga socialistët dy javë më parë “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.
Projektrezoluta u propozua nga kryeministri Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar disa kohë më parë, si një dokument që PS-ja thotë se është i hapur edhe për opozitën të japë kontributin e saj.