Maqedoni

Maqedonia e Veriut, shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Familjet ndërtojnë të ardhme të qëndrueshme”, është tema e trajtuar e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Lidhjet e forta familjare ofrojnë mbështetjen dhe mjedisin e sigurt të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e një individi, u tha në manifestimin e kësaj dite nga  Instituti për Studime Familjare.
“Jetojmë në një shoqëri dinamike dhe konsiderojmë se sot në familjet tona nevojitet mbështetje institucionale. Në Maqedoni ndjejmë transformim që ndiqen nga trendet globale. Ndryshimet vërehen në natalitet, fertilitet, lindje të shtyrë apo të vonuar, dhe një ndër problemet e theksuara që sot përballemi është migrimi i të rinjve.”, – deklaroi profesoresha në Institutin për Studime Familjare, Irena Aviroviq – Bundarevska.
Fëmijët e shkollave fillore kishin mundësi të pikturonin familjen ashtu siç ata e përjetojnë. Mësimdhënësit thonë se me kyçjen e familjes në procesin arsimor, do të kemi zhvillim më të mirë emocional të fëmijëve.
“Kemi aktivitete ku i kyçim prindërit në aktivitete të përbashkëta. I ndajmë informacionet me ta për programin tonë,  japin mendimet e tyre dhe mundohemi për zhvillim më të mirë të fëmijëve.”, – theksoi mësimdhënësja në Shkollën Fillore “Pazo Angellovski”, Tanja Josifovska.
“Pikturova se si unë me familjen time kemi dalë për shëtitje.”, – tha një fëmijë.
“Unë pikturova se si me babin tim shëtis tek rruga e fëmijëve.”, – tha një fëmijë tjetër.
Dekani i këtij institucioni thotë se mundohen që kjo lëmi të futet në sistemin arsimor.
“Ideja ishte që të japim profit interdisiplinor që lidhet me familjen, por akoma jemi në gjysmë të rrugës, sepse sapo ky profil u fut në ligj, por vetëm në një nen, akoma ky profil nuk është futur në institucionet shtetërore, për të cilën luftojmë tanimë 10 vite.”, – u shpreh dekani në Fakultetin Filozofik, prof. dr. Ratko Duev.
Kjo ditë festohet në të gjithë botën dhe qëllimi është ndërgjegjësimi për rëndësinë e familjes dhe të inkurajohet publiku që të mbështesë familjet që përballen me probleme ekonomike, sociale dhe intelektuale, sepse vetëm me familje të shëndosha mund të krijojmë shoqëri dhe të ardhme të shëndoshë e të ndritur./TVM2