Taravari dha afat 6 muaj për Ndryshimet kushtetuese, Andonovski: VMRO nuk funksionon nën diktat, çështjet duhet diskutuar ndryshe
ftuar në emisionin Click Plus në Tv21, Arben Taravari nga VLEN dha afat prej 6 maujve që me partnetin e koalicionit VMRO-DPMNE të bëjnë ndryshimet kushtetuese.
Sot, i pyetur rreth deklaratës së Taravarit, se VLEN do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri, nëse pas 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE tha se për këtë temë nuk duhet të ketë keqkuptime për shkak se VMRO, siç u shpreh, tashmë një kohë të gjatë e ka bërë të qartë se nuk do të funksionojnë nën diktat. Megjithatë shtoi se VLEN është mirë të ketë qëndrimet e tyre, por të cilat do të duhet të diskutohen në bazë të argumenteve dhe mandateve që kanë koalicionet.