Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv
Pavarësisht zbatimit të mësimit inkluziv në arsimin fillore, shumë shkolla të vendit nuk plotësojnë kushtet për pranimin e nxënësve me aftësi të posaçme. Vërejtjet, posaçërisht kanë të bëjnë me mungesë e shtigjeve brenda objekteve shkollore për t’ju mundësuar këtyre fëmijëve lëvizje të lirë. Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg, me investim të huaj u bë ndërtimi i një ashensori për këta fëmijë.
“Duke ju dhënë mundësi për të lëvizur lirshëm dhe sigurt ne po e përmirësojmë qasjen e tyre në arsim dhe po u ndihmojmë që të hapërojnë drejt suksesit”, tha Suzana Kurbardoviç Jakupi, drejtore e sh.f”25 Maji”.
Defektologjia Ajser Gashi tha për Alsat se krijimi i kushteve për fëmijët më aftësi të posaçme ndikon në aspektin emocional dhe zhvillimor të fëmijës.
“Kur janë kushtet, mësimdhënësit dhe ne si defektolog dhe gjithë stafi kanë mundësi më mirë ti pranojnë këto fëmijë. Do të jetë puna më e lehtë me nxënësit po edhe ato do të ndjehen shumë më mirë. Deri tash kemi bë kombinime, shkaku I mungesës së ashensorit puna edukativo arsimore e nxënësve me karrocë është zhvilluar në katin poshtë me pamundësi të ngjiten lart. Shpresojmë që tash nuk do të ketë probleme të tillë”, u shpreh Ajser Gashi, defektologe.
Nxënësit me aftësi të posaçme thanë se ashensori do t’ju mundësoj pjesmarrjenë të gjitha aktivitetet shkollore.
“Tash e kemi shumë të lehtë me lëviz me lift”, tha një nxënës.
“Ashensori është shumë i mirë për ne nxënësit që s’kemi mund me lëviz vet. Falënderojmë shokët që na kanë ndihmuar deri tash”, shtoi një nxënës./Alsat.mk