Bisedimet VMRO-VLEN, Selmani: Shqiptarët me strategji të përbashkët
VMRO – DPMNE-ja tanimë ka filluar bisedimet me bllokun e partive politike shqiptare opozitare VLEN, me të cilët tanimë kanë filluar edhe konkretizimin e çështjeve për sa i përket programit të përbashkët qeverisës.
Por Profesori Universitar, Bashkim Selmani, për RTVM ka theksuar se kohëve të fundit po vërehet një çorjentim i politikës shqiptare, për arsye se të njëjtat nuk kanë pasur prioritet elementin e barazisë nacionale në raportë me maqedonasit, dhe kjo sipas tij ka bërrë që partitë politike shqiptare gjithmonë të jenë të varura nga partitë maqedonase.
Sipas Selmanit edhe parimi fituesi me fituesin në vazhdimësi ka hasur në vështirësi.
“Parimi i pa shkruar që fituesi duhet të shkoj me fituesin është bërrë tradit politike, dhe kjo si e tillë në kontinuitet ka hasur në përplasje më të cilën thirren në bashkëpunim, por bashkëpunimi duhet të bëhet para fushatës elektorale për synime të caktuara dhe interesin qytetar, dhe në këtë rastë VMRO-JA dhe fitorja e sajë nacionaliste, dhe parullën që e kishte ta kthejmë shtetin e Maqedonisë, asaj kohe partite politike shqiptare nuk reaguan asnjëra për favorin e qytetarit shqiptarë, dhe kjo ka krijuar një amulli me të cilën tanimë i është lënë vet subjekteve të vrapojnë pas pushtetit pa pasur një strategji” – tha Profesori Universitar, Bashkim Selmani.
Selmani poashtu theksoi se vota në një numër shumë të lartë për VMRO-DPMNE-në ka bërrë që lideri i këtij subjekti politik, Hristijan Mickovski, të mos pranojë ultimatum, dhe se programi qeverisës, mund të bëhet mes dy blloqeve, por pa u marrë për bazë kërkesat thelbësore të bllokut “”.
“Edhe opozita, në këtë rast ‘VLEN-ni’ që ka premtuar para votuesve të saj, siç duket nga vet Mickovski ka hasur në vesh të shurdhur, dhe publikishtë u shpreh se ai nuk dëshiron ultimatum, por subjektet politike shqiptare këto pika i kanë pasur prioritet. Por tanimë siç duket nga raportet dhe komunikimet që i bënë Mickovski, shqiptarët dhe subjektet politike shqiptare nuk kanë një hapësirë për të ndikuar. Përsëri unë kamë bindjen se faktori plitik shqiptarë duhet ti hartonë disa pika bazë, dhe ti realizojnë ato bashkarishtë, pa marrë parasysh se cila do të jetë në Qeveri” – i shpreh Profesori universitar, Bashkim Selmani.
Sipas analistëve politik, partitë politike shqiptare nuk duhet që të vrapojnë tek VMRO-DPMNE-ja që të bëhen pjesë e Qeverisjes, por së pari duhet fuqishëm të qëndrojnë në zotimet të cilat i kanë dhënë, se pa ndryshimet kushtetuese, nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverisje./TVM2