BallinaMaqedoni

Kumanovë: “Pertusis” prezente edhe më tej!

Në rajonin Veri-lindor që përfshinë komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, po vazhdon trend i njejtë i situatës së të prekurve me Pertusis apo “Kollën e Mirë”.

Sipas njoftimeve që po arrijnë nga Qendra për Shëndet Publik deri më datë 10 të këtij muaji në qytetin e Kumanovës, shifrat tregojnë se kemi rritje të vazhdueshme të rasteve të reja edhe atë jo vetëm tek fëmijët por edhe tek të rriturit.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Shëndet Publik bëhet e ditur se në rajonin Veri-lindorë janë regjistruar 38 raste me “Pertusis”, edhe atë 29 raste vetëm në qytetin e Kumanovës, 2 në Likovë, 3 në Kratovë si dhe 4 në Kriva Pallankë.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë poashtu njoftojnë se nga dita e hënë në bazë të analizave të bëra pritet trend i rritjes së numrit të të prekurve nga “Pertusis”.

Nga ana tjetër me qëllim të parandalimit “Pertusisis”, në lokalet e Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë po vazhdon pa ndërprerë vaksinimi i fëmijëve me vaksinat sipas kalendarit për vaksinim.

Si pasojë e numrit dhe fluksit shtuar për tu vaksinuar, Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë po punon në dy turne edhe atë nga ora 7:00 e deri në ora 19:00, nga këtu ditëve të fundit përpos në lokalet e saja, ekipet mobile të ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë, kryen vaksinime edhe në teren dhe nëpër shtëpi.

“Pertusis” apo siç njihet ndryshe edhe si “Kolla e mire” është sëmundje ngjitëse e traktit respirator, e cila shkaktohet nga bacile negative e cila gjendet në hundën, gojën dhe fytin e një personi të infektuar, e cila shumë lehtë mund të përhapet, sidomos në ditët e sotme kur janë edhe prezentë virozët e shumta./TVM2