Rrëfehet Qamuran Hirda pasi arriti në Meke: Sfidat u paraqitën pasi hyra në Arabinë Saudite
Me biçikletë dhe shoqëruar nga miku i tij, Qamuran Hirda më 1 prill u nis për në Meke.
Arriti më herët se që e planifikoi. Në tokën e shenjtë myslimane shkeli sot, më 11 maj.
Edhe pse i bëri 4000 kilometra me biçikletë, ai Hirda njofton se ka arritur ta realizojë qëllimin e tij – të arrijë në Mekë shëndosh dhe mirë.
Ka bërë të ditur se në Turqi dhe Jordani ka kaluar shumë lehtë, por sfidat ia janë paraqitur pas hyrjes në Arabinë Saudite.
“Mirëpo, pas hyrjes në Arabinë Saudite gjithçka ishte ndryshe. Sfida të reja që ndoshta i kam menduar dhe jam përgatitur, por kur i përjetova ishte diçka më ndryshe. Ishin vendbanime të rralla dhe shkretëtira”, rrëfen mes tjerash Hirda për rrugëtimin e tij.
Ai nëpërmjet një shkrimi, ka falënderuar familjarët, miqtë dhe të gjithë përkrahësit e tij që e mbështetën edhe në këtë rrugëtim të tij.