Maqedoni

VLEN i reagon Siljanovskës: Nuk duhet të hapen plagët e vjetra

Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar pas debatit të shkaktuar për mos përmendjen e emrit kushtetues të vendit, nga ana e presidentes Gordana Siljanovska, gjatë inaugurimit të saj.
Nga ky koalicioni thonë se nuk duhet të hapen plagët e vjetra por edhe shprehin “shqetësimin tonë për ndikimin e emocioneve të fushatës zgjedhore në racionalitetin e hapave të parë në realpolitikë”.

“Ne i kuptojmë ndjenjat e popullit maqedonas, por nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë për kreun e ri të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sidomos kur bëhet fjalë për një profesoreshë të së Drejtës Kushtetuese, thuhet në reagimin e VLEN.

Koaliciini VLEN rikujton se Maqedonia e Veriut është anëtare fuqiplotë e Aleancës së NATO-s dhe negociatat me BE-në kanë filluar, por ndryshimet kushtetuese na presin përpara për të vazhduar në rrugën evropiane.

“Ne nuk kemi nevojë për hapjen e plagëve të vjetra. Ndaj është mirë që presidentja e re nënshkroi betimin me emrin kushtetues, që është ende një shenjë se realiteti de facto pranohet prej saj”, theksohet në reagim.