Zvicra fitoi Eurovizion 2024
Zvicra fitoi Eurovizionin e këtij viti , Nemo me këngën “The Code” arriti të triumfojë dhe mori gjithsej 591 pikë.
Me këtë fitore, Eurovizioni vitin e ardhshëm do të mbahet në Zvicër.
Zvicra fitoi shumicën e votave edhe nga juritë profesionale edhe nga publiku.
Pas Zvicrës, u radhitën Kroacia, Kroacia, Ukraina, Feanca dhe Izraeli.
Në fund të listës si më pak të votuara dolën Norvegjia, Austria dhe Sllovenia.
Në finale si mysafirë specialë performuan disa artistë si dhe fituesja e vitit të kaluar nga Suedia, Loreen.
Këtë finale ndonëse ishin të parapara të konkurrojnë 26 shtete, konkurruan vetëm 25 pasi Holanda u përjashtua pak para finales për shkak të një incidenti.
Shqipëria e cila u përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” këtë vit nuk arriti të kualifikohet në finale.
Maqedonia e Veriut për herë të dytë radhazi që nga viti 2004 nuk mori pjesë në festival.
As Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion pasi transmetuesi i tyre publik RTK nuk është anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).
Eurovizioni sivjet u realizua në masa të mëdha sigurie nga ankesat për pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të bombardimit të Gazës. Në Evropë janë bërë thirrje dhe protesta të ndryshme për të përjashtuar Izraelin nga gara.
Eurovizioni këtë vit u mbajt në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’, e cila edhe në vitin 2012 Suedisë i solli fitoren me këngën ‘Euphoria’, kështu duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.