September 28, 2024
Maqedoni

Bexheti: Liderët e VLEN-it festojnë për fitoren e bllokut maqedonas, ashtu siç bënte dikur Izeti ndaj Zaevit / Mexhiti: Blerimi më la në lloç

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka theksuar se liderët e VLEN-it po festojnë për fitoren e bllokut maqedonas me servilizëm ashtu siç bënte dikur Izeti ndaj Zaevit.

“Izeti bashkë me Bilallin, Taravarin dhe Afrimin festojnë për fitoren e bllokut maqedonas me servilizëm ashtu siç bënte dikur Izeti ndaj Zaevit, unë jam krenarë me të gjith ata që më kanë përkrahur për fitoren e madhe nën udhëheqjen e Ali Ahmetit, nuk bëhem servil i asnjë partie maqedone përveç se partner politik.

Ne nuk festojmë për humbjen ashtu siç bënin Serbët dikur për të falsifikuar historinë.

Çfarë do të presin Shqiptarët nga ju, kur nuk doni të rrespektoni verdiktin e shumicës shqiptare!?”, ka shkruar Bexheti.