Tetovë, mbetjet inerte nëpër rrugë dhe në lum
Mbeturinat inerte në Tetovë po bëhen problematikë gjithnjë e më e madhe. Duke mos pasur durimin që ndërmarrja publike të vij ti merr në shtëpitë e banorëve që kërkojnë këtë gjë në ndërmarrje, të njëjtat hidhen poshtë kontejnerëve.
Banorët kërkojnë që inspektorati dhe policia të aktivizohen më shumë me qëllim që të mos ndotet ambienti.
“Së pari ne si popull duhet qortu veten tonë, përse e bëjmë këtë gjë përse i hedhim këtu poshtë. unë i shoh nga ballkoni i hedhin kartonët, pak duhet ta shtypin dhe ta venë në vend”, tha një banor.
Gazetari: A duhet inspektorati të veproj me dënime më shumë”.
“Patjetër, edhe policia bile duhet të dënojë. Mbrëmë natën erdhën o morëm, krejt poshtë kontejnerëve mbeturinat e kontejnerët mbeten bosh”, u shpreh një banor.
“Ndodh te ne ndodh çka nuk ndodh te ne. Por ne vet duhet ta ruajmë ambientin kush do kujdeset nëse jo neve. Duhet inspektorati të veproj, por s’mund të rrijë këtu gjithnjë inspektorati, disa njerëz duhet vetëdijesuar”.
Nga Ndërmarrja publike komunale apelojnë qytetarët për bashkëpunim.
“Apelojmë gjithë qytetarët që mbetjet e forta të mos i hedhin në trotuare, sepse kështu jo vetëm që ndotim ambientin po japim një pamje të keqe qytetit. Për të evituar këto situata, ne kemi krijuar ekip të posaçëm që bën bartjen e mbetjeve inerte nga shtëpitë deri tek vendi i caktuar për to. Gjithë qytetarët që kanë mbetje inerte, luten të telefonojnë në numrin e ndërmarrjes, 044 331 – 167” dhe ekipi ynë do kujdeset për ti marrë mbetjet e forta deri tek banesa apo shtëpia juaj”, deklaroi Samet Bislimi. Drejtor i Higjienës Publike.
Ky fenomen më i theksuar është në pjesën e poshtme të qytetit, ku disa qytetarë pasi nxjerrin hekurin, mbetjet inerte i hedhin në shtratin e lumit Shkumbin. /Alsat.mk