Maqedoni

Përbërja e re qeveritare do të ketë 30 deputetë shqiptarë

Pasi të enjten Komisioni Shtetëror Zgjedhor shpalli rezultatet e 100% të votave të numëruara, partitë dërgojnë ankesat për zgjedhjet. Për zgjedhjet presidenciale afati është deri në orën 19:00 dhe për zgjedhjet parlamentare deri në orën 23:30. KSHZ duhet në Kuvend ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Sipas rezultateve zgjedhore të votave 100% të numëruara, për zgjedhjet presidenciale, Siljanovska Davkova ka marrë 561.001 vota, duke u shpallur fituese.

Përndryshe, përbërja e re qeveritare, nga 120 deputetët e sapozgjedhur, 30 prej tyre janë të etnisë shqiptare. Kurse, 41 nga 120 deputetët, janë të gjinis femërore, 8 prej tyre janë shqiptare dhe 33 maqedonase.

Në përbërjen e re parlamentare:

16 deputetë shqiptar janë nga Fronti Evropian,

13 nga VLEN

1 nga LSDM.

Sa i përket gjinisw, në përbërjen e re parlamentare:

VMRO do të ketë 23 deputete,

LSDM 7 deputete,

Fronti Evropian 5,

VLEN 3,

ZNAM 2 ,

Levica 1.

Deputetët shqiptar vijnë nga zona e parë, e dytë, e pestë dhe e gjashtë zgjedhore, ndërkaq nga zona e tretë dhe e katërt edhe pse kishte kandidatë, asnjë nga deputetët shqiptar nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të marrë mandate deputeti.