A do të shkojë BDI në opozitë? Tregon Talat Xhaferi!
Kryeministri teknik Talat Xhaferi gjatë konferencës për media u pyet nëse është i gatshëm të shkojë në opozitë duke parë deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se nuk do të bisedojë për koalicion me BDI-në.
“Jam kryeministër dhe mendojë për mandatin që duhet ta mbarojë. Këto janë çështje të organeve të partisë, dhe në këtë kontekst të përfundojnë bisedimet, tjetra është çështja e rezultatit të negociatave për përbërjen e një qeverie të re”, tha Xhaferi.
Talat Xhaferi, tha se e rëndësishme për vendin është se kishte zgjedhje fer të lira dhe demokratike.
Vendi, tha Xhaferi do të duhet ta ruaj kursi euroatlantik.