Maqedoni

Zejd Rexhepi: Fronti Evropian do vazhdojë t’i përfaqësoj shqiptarët në qeveri

Kryetari i Partisë Populli, Zejd Rexhepi në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë votuesit e Frontit Evropian, duke thënë se Fronti me 19 deputetë dhe mbi 33 000 mijë vota dallim karshi opozitës shqiptare do të jetë përfaqësues i shqiptarëve edhe në qeverinë e ardhshme.

  1. “138.000 herë Ju faleminderit nga zemra për përkrahjen aq masovike në këto zgjedhje parlamentare.
    Verdikti i juaj ishte i prerë:
    FRONTI EUROPIAN të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve parlamentare duke dal e para në të gjitha vendbanimet shqiptare dhe e dyta në nivel shtetëror.
    Me 19 mandate për deputet, me mbi 33.000 vota dallim përballë opozitës dhe me epërsi të madhe në 12 komuna shqiptare (nga gjithsejt 18 në RMV), FRONTI EUROPIAN do të vazhdojë të jetë përfaqësues qeveritar i juaji edhe në këtë mandat katërvjeçar.
    Tash, ne, ballëhapur dhe krenar do të vazhdojmë betejën politike për respektimin e legjitimitetit të votës shqiptare dhe pa fije dyshimi edhe në këtë betejë do të dalim fitues falë verdiktit të marrë nga qytetarët.
    E në anën tjetër, ashtu siç edhe pritej, opozitës shqiptare, pas kësaj humbje të thellë, nuk i ka mbetur tjetër jashta t’i gëzohet fitores së VMRO-së dhe të shohin ëndrra se mund ta tejkalojnë legjitimitetin shqiptar për përfaqësim qeveritar.
    Na priftë e mbara…”, ka shkruar Rexhepi.