Mexhiti: Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re
Kreu i Lëvizjes Demokratike (VLEN) ka falënderuar votuesit që i dhanë mbështetje koalicionit në zgjedhjet parlamentare, përcjell TV21. Mexhiti thotë se VLEN do të jetë zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re.
“Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN. Jemi shumë, jemi 107.000 JU FALENDEROJ nga zemra për këtë mbështetje rekorde, historike për opozitën shqiptare! Me këtë mbështetje, nga gjithë qytetet e fshatrat, ju e vulosët fitoren absolute në kampin politik shqiptar, me çka na e dhatë legjitimitetin e plotë për t’ju përfaqësuar! Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës së pastërt shqiptare. Plani VLEN 2030 tani është synimi jonë, si pjesë e Qeverisë së re. Idetë e projektet konkrete për të mirën e qytetarëve tani janë preokupimi ynë i përditshëm. Beteja u fitua. Ne nuk do ta tradhëtojmë besimin qytetar asnjëherë, për asnjë çmim. Sepse shqiptari VLEN”, ka shkruar Mexhiti.