BallinaMaqedoni

KSHZ: Deri në orën 15 pjesëmarrja për zgjedhjet presidenciale ishte 33,73%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 37,44%

Deri në orën 15:00 janë marrë të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale nga 2271 qendra votimi. Nga gjithsej 1.172.912 votues të regjistruar në këto vendvotime, votuan 395.576 ose 33.73%.
Aktualisht, pjesëmarrja më e madhe për zgjedhjet presidenciale është në Novaci, me 52.32%. Pjesëmarrja më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë, me 3,60%.
Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve Presidenciale 2019, kemi një rritje të pjesëmarrjes prej 3,39% në këto zgjedhje. Ndërsa krahasuar me raundin e parë të Zgjedhjeve Presidenciale 2024, kemi një rënie prej 0.84%.
Deri në orën 15:00 janë marrë të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet parlamentare nga 2136 vendvotime. Nga gjithsej 1.113.441 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 416.915 ose 37.44%.
Aktualisht dalja më e madhe për zgjedhjet parlamentare është në Kriva Pallankë me 58,18%. Pjesëmarrja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Qendër Zhupa, me 13.74%.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kemi një rritje të pjesëmarrjes prej 5.66% në këto zgjedhje